Miliona për klubet shqiptare, Uefa rrit sërish shpërblimin për ekipet në Europa Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 22:54

Miliona për klubet shqiptare, Uefa rrit sërish shpërblimin për ekipet në Europa Ligë

Një shumë totale prej 550 milionë euro do të jetë në dispozicion nga UEFA për të gjithë klubet pjesëmarrëse. Ajo çka bie në sy, dhe çka është me interes për klubet e vendit tonë, është se të ardhurat për turet eliminatore janë rritur.

europa-league

Përkatësisht me nga 5 deri në 10 mijë euro më shumë. Ekipi që shkon në grupet e Europa Ligë do të përfitojë shpërblim 2.92 milionë euro, përveç bonusit për çdo fitore që është 570 mijë euro. Fitimi i grupit vlerësohet me 1 milionë euro të tjera, ndërsa e dyta, gjysmën e kësaj shumë.

Skenderbeu ne Europe

Ekipet shqiptare do të jenë me fat pasi Prishtina për shembull, që e nis nga turi paraeleminator do të fitojë 220 mijë euro, 5 më shumë seç ka qenë. Skuadrat e tjera shqiptare e nisin nga turi i parë eleminator dhe përfitojnë 240 mijë euro, pra 10 më shumë se 1 vit më parë. Nëse një ekip i Superiores arrin të shkojë deri në grupe nga eleminatoret, atehër në total do të grumbullojë 3.7 milionë euro. Të dhënat janë publikuar nga faqja zyrtare e UEFA-s. Ja tabela e plotë sqaruese:

uefa

 

Turet kualifikuese

Turi paraeliminator         220.000 euro

Turi i parë kualifikues     240.000 euro

Turi i dytë kualifikues     260.000 euro

Turi i tretë kualifikues    280.000 euro

Faza play-off                    300.000 euro

(Skuadrat që e kalojnë edhe fazën play off nuk e përfitojnë shumën 300 000 euro, pasi marrin shpërblim për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, 2.92 milionë euro)

 

Faza e grupeve deri në finale

Pjesëmarrja në grupe     2.92 milionë euro

Kualifikimi në fazën e 1/32   1 milion e para dhe 500.000 euro e dyta e grupit

Kualifikimi në fazën e 1/16   1.1 milionë euro

Kualifikimi në çerekfinale      1.5 milionë euro

Kualifikimi në gjysmëfinale   2.4 milionë euro

Kualifikimi në finale               4.5 milionë euro

Fituesi i Europa League          4 milionë euro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"