Miliona euro për sulmin rezultojnë dështim, Reali provon për të disatën herë të rrëmbejë gjermanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 17:59

Miliona euro për sulmin rezultojnë dështim, Reali provon për të disatën herë të rrëmbejë gjermanin

Real Madridi po tenton sërish të bindë sulmuesin gjerman të Lajpcigut Timo Verner për të firmosur me skuadrën spanjolle.

verner

“Sky Germany” raporton se madrilenët do të kontaktojnë së shpejti klubin ku aktivizohet 23-vjeçari për t’i paraqitur ofertën.

Sulmi mbetet reparti që vuan më shumë për të shënuar te Reali. Karim Benzema po shkon drejt moshës 33-vjeçare dhe kontrata i tij i skadon në vitin 2021, ndërsa Luka Joviç dhe Mariano Diaz rezultojnë një dështim total për ekipin madrilen.

Real po tenton që në verën e 2020 të sjellë emra të tjerë “big” në Madrid, por fillimisht duhet të gjejë një sulmues race. Verner kërkohet gjithashtu dhe nga Bajern Mynih dhe Liverpuli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"