Milinkoviç: Unë e Gjici jemi njëlloj. Luftëtari nuk ishte skuadër e madhe si Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 17:35

Milinkoviç: Unë e Gjici jemi njëlloj. Luftëtari nuk ishte skuadër e madhe si Kukësi

Pak javë në drejtimin e Kukësit i kanë mjaftuar Mlladen Milinkoviç për ta cilësuar ish-ekipin e tij, Luftëtarin, si skuadër të vogël. Gjatë një lidhjeje direkt për “SuperSport” nga grumbullimi në Ohër, ai ka folur edhe avantazhin që u jepet aktualisht skuadrave kudnërshtare në Kukës, ku do të harrohet loja me top të gjatë si kur luante Pejiç.

gjici milinkovic3

Për kompletimin e grupit

“Këtu kemi 25 lojtarë, kemi punuar thuajse 7 ditë në Ohër, jemi shumë të lumtur me kushtet këtu, për momentin nuk kemi probleme”.

Konfirmimet dhe ndryshimet në grup

“Jemi shumë të lumtur që Koliçi e Alla janë me ne, kemi thuajse të njëjtën mbrojtje të sezonit të kaluar, plus Hoxha që është një lojtar i mirë e do na ndihmojë. Para bëmë disa ndryshime me Kariokën, Pejiç, Dvornekoviç dhe Eminin të larguar. Tani ka lojtarë të ri si Naser, Shtubina, Aliev dhe Bakaj, ndaj shpresoj që të jemi më të fortë se sezonin e kaluar. Na duhet pak kohë për t’u mësuar me njëri-tjetrin, por derisa të fillojë sezoni besoj se do të jemi të gatshëm”.

Për forcën e skuadrës në krahasim me kundërshtarët

“Unë jam një person që shoh gjithmonë ekipin tim, dua të luajë mirë dhe të jemi të fortë. Pastaj për të tjerët, Skënderbeu e provoi këtë sezon në Europë që kanë një ekip shumë të mirë. Thuajse nuk ndryshuan asgjë nga sezoni i kaluar dhe kanë sjellë gjak të ri në ekip, kanë cilësi. Partizani, me trajnerin e ri, disa lojtarë të rinj, mbetet Partizani. Por vitin e kaluar Kukësi tregoi se mund të luftojë si i barabartë me këdo”.

Për ankesat që ka pasur për stadiumin e Kukësit

“Nuk jam ankuar për stadiumin, se do të më pëlqente të luaja para tifozëve tanë, sigurisht që çdo klub dëshiron që të ketë mbështetjen e tifozëve të tij, por për cilësinë, pasi pikë së pari është një fushë e vogël dhe është e lehtë për kundërshtarët që të mbyllen në fushën tonë dhe Kukësi do të luajë çdo sfidë për të marrë tri pikët.

milinkovic

Është një avantazh që ua japim gjithmonë kundërshtarëve në këtë aspekt. Por sipas një diskutimi me presidentin, kanë një plan për të rregulluar një fushë të re dhe mendoj se shumë shpejt Kukësi do të ketë stadiumin që meriton”.

Për raportin me presidentin Gjici

“Në takimin e parë i thashë z. Gjici që jam i lumtur që punoj me të pasi ai e di se çfarë kërkon, dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Gjithashtu është shumë ambicioz, si unë, mendoj se bashkë do të shtyjmë skuadrën të bëjë atë që presim të gjithë”.

Mundësia për të dalë kampionë

“Nuk kam asnjë presion. Unë do të punoj bashkë me stafin tim për të përsëritur sezonin e kaluar dhe të bëjmë edhe më mirë nëse është e mundur, besoj se që nga ndeshja e parë do të mundohemi që të arrijmë të tre objektivat: Superkupën, Kupën dhe kampionatin. E di që nuk është e thjeshtë që ta bëjmë këtë, por fansat duhet të besojnë që kjo skuadër ka fuqi.

Duhet të punojnë si dua unë, e di që është e vështirë kur ndryshohet pasi nuk kemi më Pejiç, nuk do të luhet më me top të gjatë. Duhet të ndryshojmë komplet stilin me të rinjtë. Besoj se dalëngadalë do të jemi shumë të mirë.

Ndryshimet mes Luftëtarit dhe Kukësit

“Do të mundohemi të bëjmë Kukësin të luajë futboll të bukur, të shënojë gjithmonë një gol më shumë. Por me respektin më të madh, nuk mund të krahasosh Kukësin me Luftëtarin. Skuadra e madhe është gjithmonë skuadër e madhe dhe skuadra e vogël është gjithmonë e vogël.

Kukësi ka fituar kampionatin, Superkupën, Kupën. Luftëtari nuk e ka bërë një gjë të tillë. Luftëtari ka një ekip shumë ët ri, Kukësi është ndryshe, nuk mund të luajë si Luftëtari. Ne atje kishim dy lojtarë të shpejtë me shumë kualitet si Abazaj e Bregu, këtu ka të tjerë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"