Milinkoviç: Partizani është pretendent për titullin, tifozët e Lushnjës do të na i vështirësojnë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 17:32

Milinkoviç: Partizani është pretendent për titullin, tifozët e Lushnjës do të na i vështirësojnë fitoren

Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, foli sot në konferencës për shtyp të programuar në prag të sfidës ndaj Lushnjës. Numri një i stolit të skuadrës verilindore ka besim se ekipi do të dale me 3 pikë në takimin kundër verdhjeshilëve. Serbi deklaroi se dhe Partizani është pretendent për titulla, pavarësisht se të gjithë e kanë hequr nga lista.

Milinkovic

Përballja ndaj Lushnjës

Ata vijnë nga Kategoria e Parë dhe ne vijmë si favoritë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Rikthimi në shtëpi dhe prania e tifozerisë do të ndikojë te ta dhe do të na e bëjnë më të vështirë fitoren. Ne shkojmë në Lushnje vetëm për fitore. Do të ishte zhgënjim nëse ne nuk fitojmë ndaj Lushnjës.”

Rivalët për titull

“Ne shikojmë ekipin tonë. Akoma s’mund të nxjerr konkluzione se kush do të jetë rival për kampionatin është ende herët për të folur. Të gjithë e keni hequr Partizanin nga lista e pretendentëve, por edhe ekipi i kuq është në listë për titull.”

Milinkovic dhe perkthyesi

Humbja ndaj Skënderbeut

E kam thënë edhe më parë që nuk kam pasur mundësi që të luaj në tre ndeshje njësoj. Ndeshjen me Skënderbeun e kemi lënë prapa. Duam një fitore tani, pasi kemi shumë ndeshje brenda një kohë shumë të shkurtër. Një fitore do na ndihmonte shumë. Nuk po gjejmë shkakun se pse nuk po dalim te loja jonë. Bëmë një ndeshje të mirë me Partizanin. Me Laçin kishim luhatje. Nëse do arrijmë tre rezultate pozitive, gjithçka do të jetë më e qetë për ne më pas.”

Kalendari i ngjeshur

“Ne donim që të luanim ndeshjen në fundjavë, pasi Koliçi dhe Musolli ishin me ekipet kombëtare, megjithatë ky nuk është justifikim”.

Mungesat dhe gjendja e Gurit

“Kam shumë mungesa dhe nuk mund të nxjerr si justifikim këtë pasi edhe ekipet e tjera kanë pasur të njëjtën kohë në dispozicion. Dje, Bakaj është stërvitur për herë të parë me ekipin. Ne presim që Guri të japë sa më shumë për skuadrën. Kur ta shohim të arsyeshme do ta aktivizojmë. Në katër ndeshjet e para luajti në krahun e djathtë dhe besoj se ai do të japë më tepër për ekipin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"