Milinkoviç: Nuk qahem për dëmtimet, e kam studiuar dhe kam pyetur për trajnerin Hasan Lika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 17:48

Milinkoviç: Nuk qahem për dëmtimet, e kam studiuar dhe kam pyetur për trajnerin Hasan Lika

Nesër në orën 14.00 do të luhet një sfidë aspak e lehtë për Kukësin ku do të përballet me Luftëtarin në Gjirokastër. Trajneri i verilindorëve Mladen Milinkoviç në mesditën e sotme doli në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide duke deklaruar:

Milinkovic

“Pres një sfidë të vështirë. Kukësi ka vetëm një objektiv para çdo ndeshjeje, fitoren. Transferta në Gjirokastër nuk bën përjashtim. E dimë se do të jetë e vështirë, por jemi gati”.

Më pas ai flet edhe për rikthimin e tij në Gjirokastër dhe përballjen me ish-skuadrën e tij Luftëtarin:

“Kam punuar për një vit dhe kujtoj vetëm gjërat e bukura dhe jo momentet e vështira. Kemi ndërtuar një ekip të mirë dhe bëmë një sezon fantastik. Kam kontakte me lojtarët në formë respekti. Luftëtari? E njoh, pasi e kam drejtuar vetë. I njoh edhe karakteristikat e lojtarëve, megjithatë asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës. Kam studiuar edhe kam pyetur edhe mënyrën se si luan trajneri Hasan Lika. Besoj se do të bëjmë mirë”.

Milinkovic konference

Më pas trajneri serb i verilindorëve foli gjithashtu edhe për mungesat në këtë sfidë por edhe për të rinjtë premtues të Kukësit:

“Unë dua që të kem gjithmonë grupin e plotë, por nuk qahem për dëmtimet. Kam besim te lojtarët e tjerë që do futen. Formacioni më i mirë është gjithmonë ai që hedh në fushë.

Të rinjtë? Në këtë fillim sezoni ka rënë më shumë në sy Ethemi, megjithatë ne kemi në ekip lojtarë të rinj si Koldashi, Joti dhe Sadiku që do të kenë shansin e tyre në Kupën e Republikës, pse jo edhe në kampionat”, përfundoi trajneri serb i Kukësit Mladen Milinkoviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"