Milinkoviç: Nuk kam asnjë konflikt me Halilin, askush nuk ndërhyn tek formacioni im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 17:26

Milinkoviç: Nuk kam asnjë konflikt me Halilin, askush nuk ndërhyn tek formacioni im

Në prag të ndeshjes me Lushnjen, trajneri i Kukësit, Milinkoviç, doli para gazetarëve për të folur për situatën e nxehtë që po kalon klubi i Kukësit. Qendër e vëmendjes ishte edhe shkrimi pikërisht nga “Panorama Sport”, ku trajneri serb foli për raportet e tij me menaxherin Halili.

milinkovic

“Me zotin Halili nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë konflikt. Ato që shkruan gazeta për dialogun e zhvilluar në mbledhje janë tërësisht të pavërteta. Nnë kam dashur ta hedh vetë gazetën në gjyq për këto shpifje, por me qenë se këtë veprim e mori klubi u tërhoqa. Ka qenë zoti Halili, ai që më ka prezantuar te presidenti Gjici, dhe këtë e ka bërë se ka besuar tek unë. Kemi pasur dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë, pavarësisht debateve konstruktive që kemi për ndeshje e lojtarë të veçantë.”

Përsa i përket ndeshjes me Lushnjën, Milinkoviç deklaroi: “E rëndësishme është të kthehemi tek fitorja. Po i kushtojmë rëndësi kësaj ndeshje. Besoj se ekipi do reagojë mirë. Patjetër që duhet të marrim 9 pikë në këto 3 ndeshje, por kërkojmë fitoren edhe tek sfidat pasardhëse.”

I pyetur nëse trajneri ka ndërhyrje në formacion, prej menaxherit Halili, serbi tha: “U shpreha dhe më parë që kemi nje marrëdhënie korrekte,  ai kurrë nuk ka ndërhyrë në punën time, edhe me trajnerët që kanë qenë te Kukësi para meje me të cilët kam folur me ta kanë thënë të njëjtën gjë. Ne flasim 3-4 herë në javë, interesohet për ekipin si për gjendja psikologjike dhe për atë fizike.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"