Milinkoviç: Nëse mbrohesh është më keq, sot diferencën e bëri Latifi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2017 | 19:10

Milinkoviç: Nëse mbrohesh është më keq, sot diferencën e bëri Latifi

Trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, u shpreh se Skënderbeu e meritoi fitoren, por nuk shfaqi pendesë për faktin që tentoi duke luajtur hapur në sulm ndaj kampionëve. Ai vlerësoi paraqitjen individuale të Latifit që sipas tij vendosi ndeshjen.

milinkovic

Për ndeshjen

“Dua të përgëzoj Skënderbeun sepse i merituan tri pikët sot. Ndoshta rezultati është pak i thellë sepse nuk luajtëm aq keq, por fakti është që pa ata 4 lojtarë që na mungonin, ne jemi një ekip tjetër. Skënderbeu ishte më i rrezikshëm pas golit të dytë sepse ne u hodhëm përpara duke i dhënë më shumë hapësira dhe ata janë shumë të rrezikshëm kur iu jep hapësira.”

Për lojën sulmuese

“Për mendimin tim nëse luan me shumë lojtare në mbrojtje ndaj Skënderbeut atëherë ke më shumë probleme. 20 minutat e para në pjesën e dytë ne i mbajtëm ata shumë larg portës sonë, por ishte shumë vonë. Ideja jonë ishte që ta nisnim lojën në këtë mënyrë sepse ata kanë shumë lojtarë me cilësi që bëjnë diferencën. Sot diferencën e bëri Latifi, sidomos në pjesën e parë dhe na vuri shumë në vështirësi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"