Milinkoviç: Ndaj Skënderbeu do të luftojmë për të marrë 3 pikë, ja kush do të mungojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 15:17

Milinkoviç: Ndaj Skënderbeu do të luftojmë për të marrë 3 pikë, ja kush do të mungojë

Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç doli sot në një konferencë për shtyp ku foli për ndeshjen e nesërme ndaj kryesuesve të Skënderbeut. Serbi deklaroi se e kënaq vetëm fitorja ndaj Skënderbeut si dhe premtoi një ndeshje mjaft të luftuar.

Milinkovic

Për kushtet e vështira atmosferike

“Nuk jam përgjegjës për këtë çështje nëse fusha është e gatshme të luhet apo jo këtë duhet ta vendos federata. Besoj se nëse do vazhdoj shiu kështu fusha do të dëmtohet por kjo është e njëjtë si për ne dhe për ata, pra nuk mendoj se do jemi të favorizuar. Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje seriozisht.”

Objektivat dhe rëndësia e sfidën ndaj Skënderbut

“Unë e kam thënë, ne duam të marrim 3 pikët edhe sidomos tani që kemi ulur diferencën, e rëndësishme është të luajmë fort dhe mirë te marrin sa me shume pikë. Nuk besoj se kjo ndeshje do të vendos gjithçka nëse fitojmë, do ecim, nuk më intereson vetëm sfida me Skenderbeu por paraqitja e ekipit në çdo ndeshje. Kjo nuk është ndeshja e fundit sepse të gjithë kundërshtaret kanë mundësi të marrin pikë nga skuadrat e tjera siç po e shohim këto javë, mund të ndodh gjithçka. Ju siguroj që ne me Skënderbeun do te luftojmë për të marrë 3 pikët. Skënderbeu është një ekip i mirë ka lojtar të mirë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Me fitoren ndaj tyre përveç se ngushtojmë diferencën jemi edhe brenda objektivave Në kushte te tilla në teren të rënduar një gabim kushton shumë duhet pasur kujdes vijmë, pas dy fitoreve dhe ana psikologjie e lojtareve është e mirë.”

Mungesat
“Përveç Allës që është paralizuare me karton, nuk kemi mungesa të tjera. Aliev është rikuperuar dhe këtë jave ka bërë stërvitje dhe Krkotiç besojmë do të jetë në 18 lojtarëve të përzgjedhur për këtë sfidë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"