Milinkoviç: Më gëzon fitorja, por nuk jam i kënaqur nga loja e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 16:25

Milinkoviç: Më gëzon fitorja, por nuk jam i kënaqur nga loja e skuadrës

Kukësi fitoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Lushnjës, por pavarësisht triumfit, trajneri i kampionëve Milinkoviç nuk është i kënaqur nga loja e skuadrës së tij. Në mikrofonin e “Supersport” menjëherë pas ndeshjes tekniku serb deklaroi se skuadra duhet të kishte shënuar më shumë dhe nuk e shfrytëzoi siç duhet superioritetin numerik pas daljes me të kuq te portierit Spaho.

 

Milinkovic

Rezultati gjeja më e bukur

“Sigurisht që fitorja na gëzon pas humbjes me Skënderbeun. Humbëm 2 raste në pjesën e parë. Nuk ishim të qetë dhe ishim nevrikë. Në pjesën e dytë shënuam 2 gola por duhet të kishim shënuar akoma më tepër. Edhe Lushnja kishte 2-3 raste dhe mund te kishte shënuar. Nuk jam i kënaqur nga loja e ekipit. Kundërshtari ishte me 10 lojtarë dhe ne duhet të kishim luajtura akoma më mirë.”

Kthesa pas daljes me të kuq dhe hapësirat e lëna

“Prandaj dhe unë nuk jam i kënaqur. Krijojmë raste nuk shënojmë dhe i japim mundësis kundërshtarit të na rrezikojë.”

Spostimi i Gurit në qendër të sulmit

“U detyruam ta aktivizonim 4 javët e para në krahun e djathtë se nuk kishim alternativa. Ai mund të luaj edhe qendërsulmues edhe sulmues krahu.”

Ankesa e skuadrave kundërshtarë për gjyqtarët

“Edhe vjet edhe sivjet nuk kam thënë asgjë për arbitrat. Secili bën punën e tij pastaj le të gjykojnë të tjerët.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"