Milik arrin akordin me klubin e njohur, mungon vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 18:22

Milik arrin akordin me klubin e njohur, mungon vetëm…

Arkadius Milik arrin akordin me klubin francez të Marsejës. Projekti i klubit të drejtuar nga Andre Vijash-Boash ka bindur bomberin polak për të vijuar më tej karrierën e tij.

Milik.Napoli.esulta.dito.2019.201.1400x840

Tani Marseja duhet të ulet në bisedime me klubin e kaltër të Aurelio De Laurentisit, i cili po përgatit ofertën, huazim me të drejtë blerje e cila bëhet automatikisht obligim blerje në bazë të prezencave të polakut në fushën e blertë.

Një operacion merkatoje që shkon tek 7 milionë euro plus 3 milionë euro bonuset. Për të pranuar këtë ofertë, Milik duhet të rinovojë me Napolin pasi në qershor ai del si lojtar i lirë.

“Tymi i bardhë”, duket se mungon për pak, por Milik dëshiron me doemos një klub në janar për të qenë prezent me Poloninë e tij në Kampionatin Europian që do të mbahet këtë verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"