Miliarder me tabako dhe mik i Putin… ja cili është Savidis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 10:42

Miliarder me tabako dhe mik i Putin… ja cili është Savidis

Politikan e biznesmen, të cilin revista “Forbes” në vitin 2013 e renditi në vendin e 30-të mes njerëzve më të pasur në botë. Ky është aktualisht Ivan Ignatjeviç Savidis, presidenti i PAOK-ut të Selanikut prej vitit 2012, që shleu 10 milionë euro borxhe dhe e riktheu skuadrën në luftë me “hegjemoninë” e Olimpiakosit për titullin e Super Ligës.

presidenti paok

Nuk është “amator” në botën e futbollit: në të kaluarën, ka qenë pjesëtar i Duma-s (pjesë e asamblesë legjislative së Rusisë), president i Rostov, SKA Rostov dhe Viktor Ponedelnik (tre klube ruse) dhe figura e tij është ngushtë e lidhur me presidentin Vladimir Putin.

Presidenti

E KALUARA – Në të kaluarën, Savidis i shërbeu ushtrisë sovjetike, ku mori gradën rreshter i parë. I lindur në Gjeorgji, ka studiuar ekonomi, pasi ka qenë pjesë e Ushtrisë së Kuqe dhe ka punuar në fabrikën “Don State Tobacco Factory”, përpara se të merrte doktoraturën në ekonomi dhe të emërohej Drejtor Ekzekutiv i së njëjtës ndërmarrje, më pas e privatizuar dhe e riemëruar “Donskoy Tabak”: është bërë miliarder me biznesin e tabakos.

Pistoleta

Nga viti 2012, Savidis ka mbuluar detyrën e presidentit të këshillit të administratës në kompaninë e investimeve “Agrocom Group”, e themeluar nga vetë ai në vitin 2004. Zotëron ndërmarrje në sektorin e mishit, të agrikulturës dhe të peshkimit; dy komplekse hotelesh, një grup komunikimi (që përfshin një televizion dhe disa gazeta) dhe një pjesë të portit të Selanikut.

Ndër të tjera, drejton një fondacion bamirësie që mban emrin e tij dhe që investon në restaurimin e shenjtoreve ortodokse dhe në promovimin e projekteve kulturore, edukative, shkencore dhe kërkimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"