“Milanit i mungon personaliteti dhe senatorët”, Zakeroni analizon kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 23:25

“Milanit i mungon personaliteti dhe senatorët”, Zakeroni analizon kuqezinjtë

Alberto Zakeroni nuk ka shumë besim te lojtarët më të vjetër të Milanit. Ish-tekniku që shpalli kampion kuqezinjtë në vitin 1999, ka dyshime të forta mbi personalitetin e liderëve të Milanit aktual.

Zakeroni

Në një deklaratë për “Sportmediaset”, 66-vjeçari ka thënë: “Aktualisht të gjithë lojtarët e Milanit po japin një kontribut mesatar në krahasim me atë që është potenciali i tyre.

Unë kisha në skuadër Kostakurtën, Maldinin dhe Albertinin që i jepnin ekuilibër të gjithë organikës. Pavarësisht se nuk i njoh, nuk besoj se senatorët aktualë të Milanit kanë të njëjtin personalitet që kishin të mitë. Fanella kuqezi peshon dhe karakteri është vendimtar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"