Milanit i “lidhen duart”, Totenhemi futet në mes dhe është pranë blerjes së talentit francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 23:33

Milanit i “lidhen duart”, Totenhemi futet në mes dhe është pranë blerjes së talentit francez

Milani duket se ka humbur mundësinë për të blerë talentin e Sent-Etjenit Uesli Fofananë. “Djalli” po negocionte me klubin francez për të mundësuar nënshkrimin për blerjen e qendërmbrojtësit shtatlart.
ZZZZ11111
Por, shuma e kërkuar nga klubi francez nuk mund të plotësohej nga kuqezinjtë dhe këta të fundit provuan opsionin e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Në këtë mes, doli i fituar Totenhemi i Murinjos, që ofroi 40 milionë euro për 19-vjeçarin.

Sipas “L’Equipe” transferimi i tij në Londër do të mbyllet në fund të kësaj jave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"