Milanin nuk e bind merkatoja, kuqezinjtë kërkojnë lojtarin e Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 13:59

Milanin nuk e bind merkatoja, kuqezinjtë kërkojnë lojtarin e Totenhemit

Milani nuk po arrin dot të rikthehet aty ku i takon. Edhe  pse klubi ka ndryshuar pronësi, menaxherë apo trajnerë, vazhdon të endet poshtë vendin të katërt në tabelë.

MILAN

Blerjet e kësaj vere duket se nuk po e ndihmojnë shumë skuadrën, që tashmë ka hedhur sërish sytë nga futbollistë të tjerë.

Siç raporton “Tuttosport”, Milani është në ndjekje të Serxhe Aurier, mbrojtësit të Totenhemit. Londinezët nga ana tjetër, e konsiderojnë futbollistin nga Bregu i Fildishtë, të pashitshëm.

Aurier është 26 vjeç dhe luan në gjithë linjën e mbrojtjes, por pozicioni natyral  i tij është mbrojtës i krahut të djathtë. Ai ka luajtur me parë me ekipe si PSG-ja, Tuluz apo Lens.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"