Milani zhgënjen tifozët në 120 vjetorin e themelimit, Pioli gjen shkaktarët: Nuk kemi përqëndrim dhe cilësi për të shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 17:59

Milani zhgënjen tifozët në 120 vjetorin e themelimit, Pioli gjen shkaktarët: Nuk kemi përqëndrim dhe cilësi për të shënuar

Trajneri i Milanit Stefano Pioli beson se ekipit të tij i mungon përqëndrimi për të shënuar. Pas barazimit zhgënjyes me Sasuolon 0-0 kur sot pritej fitorja me rastin e 120 vjetorit të themelit të klubit kuqezi, Pioli thekson se ekipi ka regjistruar në 3 takimet e fundit ecurinë më të mirë të sezonit në këto momente që po flasim.

milani

Analiza e ndeshjes – Mund të bënim më tepër në pjesën e parë, duhej të shfaqnim më tepër shpejtësi dhe saktësi. Në pjesë e dytë dhaMë gjithçka. Luftuam përballë një ekipi që dinte të driblonte shumë mirë. Kishim 8-10 raste për të shënuar. Duhej të fitonim, por nuk ia dolëm. Do të thotë se kemi shumë punë për të bërë. Kemi një ecuri të vogël pozitive, më e mira deri tani, por duhet të mendojmë për përballjen e radhës.

Ndikimi i Bonaventurës
– Ka lojtarë që arrijnë ta kuptojnë ndeshjen. Edhe sot arritëm të luanim mirë, por na mungon përqëndrimi dhe cilësia për të shënuar. Sasuolo na mbajti në presion të lartë, ne duhej të krijonim në mënyrë më të drejtpërdrejtë, por fatkeqësisht duhej të krijojmë një volum të madh loje për të shënuar. Nuk është çështja të kemi një numër 9, sepse Piatek po rritet.

AC-Milan-v-SSC-Napoli-Serie-A-1574601388

Piatek nuk shënon – Kemi nevojë për balancë. Me Bolonjën, ai ishte shpëtimtari jonë, kurse sot nuk ishte shkaktari kryesor që nuk arritëm të fitonim. Në 16 metrat e fundit duhet të bëjmë më mirë’’, përfundoi tekniku i “Djallit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"