Milani vijon bisedimet me Dinamon, menaxheri: Olmo shkon ku të dojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 23:36

Milani vijon bisedimet me Dinamon, menaxheri: Olmo shkon ku të dojë

Prej kohësh flitet se Dani Olmo mund të transferohet te Milani, me kuqezinjtë që kanë nisur bisedimet me të. Lojtari pëlqehet shumë nga Boban, i cili u përpoq ta merrte edhe në verë, por nuk ia doli. Në këtë situatë italianët kanë rikthyer interesin për talentin spanjoll, i cili duket shumë afër kuqezinjve.

Caravajal_Daniel_Olmo_dinamo

Situata është disi e komplikuar sepse mes komisioneve për menaxherët dhe babain, shuma për t’u investuar është 7 milionë euro të cilës i shtohen 25 milionë të tjerë që kërkon Dinamoja e Zagrebit për ta lejuar të largohet. Bisedimet kanë pësuar një frenim të beftë, por sidoqoftë do të rinisin nesër.

Nga ana e tyre, italianët vijojnë të mohojnë teksa trajneri i Dinamos së Zagrebit, Nenad Bjelica, i cili ka konfirmuar se Olmo nuk do të luajë në miqësoren e nesërme, për shkak të bisedimeve me një klub tjetër. “Olmo nuk do të luajë nesër. Ne të gjithë e dimë se ai është në bisedime për transferimin te një klub i ri dhe ende nuk e dimë se kur do të ndodhë finalizimi. Sidoqoftë, ai është në gjendje të mirë dhe po stërvitet mirë”, u shpreh Bjelica.

Dani-Olmo

Pas trajnerit ka qenë radha e menaxherit të lojtarit që ka dhënë versionin e tij të fakteve mbi një çështje që po i vendos në vështirësi të gjitha palët e përfshira. Pasi ka mohuar kërkesën e 7 milionë eurove për ndërmjetësimin, Andi Bara ka dhënë edhe një lloj ultimatumi për drejtuesit e Dinamos duke deklaruar për kroatët e “Sportske Novotsky”: “Nëse Dani ka vendosur të shkojë te Milani, kjo ka për t’u realizuar.

Si menaxher, unë nuk kam asnjë të drejtë juridike apo morale që të pengoj palët të gjejnë akordin. Edhe pese vite më parë ishte po Dani që vendosi të largohej nga Barcelona dhe zgjodhi Dinamon e Zagrebit. As unë e as babai i tij nuk mundëm ta pengonim në vendimin e tij apo të bënim diçka për ta ndryshuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"