Milani takon De Pol e Marselë, Paketa & Co i mbajnë peng merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 11:27

Milani takon De Pol e Marselë, Paketa & Co i mbajnë peng merkaton

Rodrigo De Pol prej kohësh flitet se është një objektiv i Interit, si një dëshirë e trajnerit Antonio Konte. Mesfushori argjentinas ka treguar paraqitje shumë të mira tek Udineze dhe e ka shprehur hapur se dëshira e tij është të luajë për një skuadër të madhe.

Rodrigo_De_Paul_Udinese

Pikërisht drejtuesit e Interit e ndjekin prej kohësh atë dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në drejtim të tij, megjithatë sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, argjentinasi është edhe një synim i Milanit. Madje, thuhet se ditën e djeshme ka pasur një takim mes drejtuesve kuqezinj dhe agjentit të futbollistit për të parë mundësitë që De Pol të kalojë te “Djalli”.

I njëjti menaxher kujdeset edhe për Angel Korrean apo Zaraço Martinez, vëllai i yllit të Interit, Lautaro. Sa i përket këtij të fundit, mund të jetë një opsion për verën, teksa aktualisht “Djalli” kërkon një mesfushor me karakteristikat e De Polit, që të dielën e kaluar zhvilloi një paraqitje të madhe pikërisht ndaj Milanit.

maldini-boban-e-pioli-a-milanello-foto-ac-milan-_1920x1080

PRAPAVIJA – Siç dihet, Maldini e Boban kërkojnë edhe një mbrojtës, por Paketa, Suso e Piontek duhet të shiten për të nxjerrë të ardhurat e nevojshme për investime. Dy emrat e fundit të dalë në skenë janë ata të Omar Alderetes dhe Zhan Marselë. Menaxheri i këtij të fundit, Alesandro Luçi, ka qenë i pranishëm dje në “Casa Milan” për të folur pikërisht për të ardhmen e mbrojtësit francez të lindur në vitin 2000.

Për 16 milionë euro ai mund ta lërë Okserin në Ligën 2, por do të duhet që kuqezinjtë të huazojnë më parë Gabian, për të cilin kanë disa kërkesa. Disi më e vështirë pista “Alderete”, aq më tepër edhe për rolin kyç të paraguaianit që militon te Bazeli i Xhakës e Zhegrovës. Përveç mbrojtësve në fjalë, e përditshmja belge “Het Nieuësblad” njoftonte se vëzhgues të Milanit po ndjekin talentin e Meshelenit, Aster Vranks.

ddddd

Konfirmimi ka ardhur edhe nga vetë 17-vjeçari, i cili, i pyetur për Milanin, ka deklaruar: “Është gjithmonë bukur për një futbollist të shohë se emri i tij përflitet në klube kaq të mëdha. Nuk ndiej presion e as jam i shqetësuar, mendoj të bëj më të mirën te Mesheleni e më pas në të ardhmen do të shohim çfarë do të ndodhë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"