Milani sheh objektivat t’i largohen me radhë, klubi i Premier Ligës pranë mesfushorit që ndiqesh nga kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 22:37

Milani sheh objektivat t’i largohen me radhë, klubi i Premier Ligës pranë mesfushorit që ndiqesh nga kuqezinjtë

Merkatoja e Milanit duket të jetë e bllokuar për momentin deri në zgjidhjen e çështjes për rinovimin e drejtuesve përgjegjës për merkaton si Paolo Maldini dhe Ivan Gazidis. Kjo situatë nuk po i lejon kuqezinjtë të negociojnë me objektivat e ndryshëm që kanë duke i lënë mundësi atyre të bisedojnë me klubet e tjera siç është rasti i mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandes.

7675677576

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Uolverhempton në Angli duket të jetë pranë nënshkrimit me mesfushorin, me klubin e Premier Ligës që ka arritur akordin me River Plejt për një shumë rreth 18 milionë euro.

Milani e kishte përzgjedhur 21-vjeçarin si alternativën e Renato Sançez, me Paolo Maldinin që tani duhet t’i rikthehet punës për të gjetur një emër të ri për mesfushën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"