Milani sheh nga Portugalia, “hedh sytë” nga sulmuesi i Sportingut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 19:00

Milani sheh nga Portugalia, “hedh sytë” nga sulmuesi i Sportingut

Problemet e Milanit në sulm (edhe pse të reduktuara që pas mbërritjes në “Milanello” të Xhenaro Gatuzos) janë të ditura. Vetëm 56 gola të shënuar (sezonin e kaluar) nuk janë të denjë për një klub që, me përjashtim të një sanksionimi në UEFA, do marrë pjesë në Ligën e Europës dhe aspiron Ligën e Kampioneve.

gatuzo1

Emrat e lakuar gjatë kohëve të fundit kanë qenë të shumtë e madje është përfolur edhe për lojtarë të kalibrit të Benzemasë. Ditën e djeshme, megjithatë, e përditshmja sportive portugeze “A Bola” raportoi, përmes portalit online, se “Djalli” është i interesuar për sulmuesin e Sportingut të Lisbonës, Bas Dost.

DBU4YYBXgAEcF23

GOLA – Holandezi, i vitlindjes 1989, ka veshur gjatë karrierës edhe fanellat e Emen, Herakles e Hereven (në Holandë), plus të Volsfburgut në Gjermani. Zonën e njeh mirë: këtë vit ka koleksionuar plot 34 gola në 49 ndeshje! Kontrata i skadon në vitin 2020, por raporti i tendosur mes bomberit dhe tifozërisë luzitane (pas agresionit në qendrën stërvitore si pasojë e qëndrimit jashtë Ligës së Kampioneve flitet se lojtari ka kërkuar prishjen e kontratës) mund të ndryshojnë skenarin (madje, sipas një thellimi të mediave italiane, nuk përjashtohet as hipoteza e prishjes konsensuale).

bas-dost-sporting-portugal-03182017_1hdttqwz78yua12wjswj0y30hp

TË TJERËT – Milani, pra, po vazhdon programimet për sezonin e ardhshëm dhe një nga “nyjet” kryesore për t’u zgjidhur është patjetër reparti ofensiv. Për sa u përket lojtarëve aktualë, konfirmimi i Kutrones është siguria më e madhe. Ndërsa fatet e Andre Silvës e Kaliniçit janë të paqartë: të dy do jenë në Rusi me kombëtaret respektive për të luajtur Botërorin, që do jetë për ta një rast i madh ku do mund të tregojnë vlerat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"