Milani sheh “dritë”, Pioli tregon sekretin e Ibrahimoviçit: Ai do të fitojë gjithmonë, madje dhe në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 15:48

Milani sheh “dritë”, Pioli tregon sekretin e Ibrahimoviçit: Ai do të fitojë gjithmonë, madje dhe në stërvitje

Trajneri i Milanit Stefano Pioli i bën thirrje skuadrës që të vazhdojë të ruajë momentin e mirë që po kalon në dy ndeshjet e fundit.

maldini-boban-e-pioli-a-milanello-foto-ac-milan-_1920x1080

Në prag të takimit të nesërm në kampionatin italian përballë Udinezes, tekniku italian shtoi se portieri Xhanluixhi Donaruma do të grumbullohet si dhe ka shanse të luajë. Pioli nuk kurseu as fjalët e mëdha për Ibrahimoviçin. Ai tregon se suedezi po e karikon maksimalisht skuadrën, madje në stërvitje me Milanin do gjithmonë të jetë fituesi.

Tifozët? Ata kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme. Duhe të marrim më tepër entuziazëm dhe energji. Në këto 19 ndeshej të mbetura të kampionatit duhet të bëjmë më mirë.

Forma e ekipit? Ndihemi mirë, është e nevojshme për ne të përfitojmë nga ky moment për të përmirësuar pozicionin tonë në tabelën e renditjes. Nesër është një mundësi shumë e mirë për ne. Kemi punuar mire dhe kemi riparuar gabimet e vogla.

Donaruma dhe Ibrahimoviç? Xhixhi do të jetë me ekipin. Është stërvitur dhe ndihet i motivuar, besoj se do të luajë nesër. Zlatani po tregon se është një vlerë e shtuar për skuadrën. Jam me fat që kam në dispozicion një lojtar të tillë. Ai do të fitojë gjithmonë, edhe kur është në stërvitje. Kjo po na ndihmon të përmirësohemi në stërvitje. Ky është qëndrimi i duhur që duhet të ketë Milani”, përfundoi Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"