Milani sfidon Romën, Ibra nën shënjestrën e Kumbullës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 8:55

Milani sfidon Romën, Ibra nën shënjestrën e Kumbullës

Të magjepsur nga Kumbulla. Mbrojtësi brenda pak ditësh bëri debutimin e tij në ekipin kombëtar dhe më pas debutoi në Ligën e Europës me golin që i lejoi Romës të fitonte sfidën e parë të fazës në grupe ndaj Jang Bojs, ekipi që eliminoi Tiranën nga kompeticioni në fazën “play- off”.

Kumbulla5

Duke pasur parasysh mungesat e Mançinit (në stol pasi rezultoi negativ në testin “anti-COVID”) dhe Smolling (i dëmtuar), mbrojtësi shqiptar do të jetë ende i nevojshëm sot në 20:45 ndaj Milanit. Ishte blerja më e shtrenjtë e fushatës së transferimeve të verdhekuqve, duke qenë se klubi investoi në mbrojtës edhe për të ardhmen.

Marashi shprehet se është i lumtur në Romë, ai u përshtat shpejt dhe lidhi miqësi veçanërisht me shokët më të rinj në moshë. Më në fund ka gjetur edhe shtëpi, teksa rruga më e përshkuar është ajo që e lidh me qendrën stërvitore të klubit. 20-vjeçari është fjalëpakë, por është kuptuar se i pëlqen atmosfera e Romës, ai e di që tifozët janë shumë të apasionuar dhe ata do ta tregojnë ngrohtësinë e tyre sapo të kthehen në stadium.

KRENARI SHQIPTARE– E tija është historia e një djali që ia ka dalë mbanë. Babai i tij, Lini, zbarkoi në Itali në vitin 1996 me një varkë të ngarkuar me emigrantë. Marashi ka lindur në Peskiera del Garda, është italian në të gjitha aspektet dhe flet me një theks të dukshëm venecian. Rritja larg atdheut nuk ia ka pakësuar
dashurinë për atdheun e familjes së tij, pasi mbrojtësi i Romës ka kombësi shqiptare dhe është krenar që luan për vendin e tij. Kontratën me klubin e aktual e nënshkroi vetëm një muaj më parë, teksa në ndeshjen e parë fati deshi që përballë të kishte Veronën “e tij”, ndaj së cilës nuk mundi të luante.

zlatan-ibrahimovic-milan-derby-696x463

50 ditë më pas, Kumbulla ka bindur Fonsekën që nuk nguron t’i besojë një fanellë titullari. Sot ndaj Milanit, ndihmesa e vetme do të jetë Ibanjez, shoku i repartit me të cilin formojnë një dyshe që është 41 vjeç e që së bashku duhet të ndalin 39 vitet e përvojës së Ibrës. Test i vështirë për të dy, sidomos për Kumbullën që duhet të vërtetojë se vlen investimin e 30 milionë eurove. Lukaku pak javë më parë deklaronte se shqiptari ishte mbrojtësi më i vështirë për muskujt e tij, teksa Ibra mund të vendosë në provë vlerën e shqiptarit.

REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"