Milani provon ta bindë, Ikardi i refuzon dhe pret vetëm …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 0:13

Milani provon ta bindë, Ikardi i refuzon dhe pret vetëm …

Fundja si do mundte të dilte apo të ecte i qetë dhe ndoshta edhe i sigurt në qytet, aq më shumë kur Italia është, por shumë shpejt do të jetë edhe më e etur për futboll…

mauro ikardi inter

Media franceze, pas një optimizmi fillestar duket se po ofron gjithmonë e më shumë sinjale jo optimiste mbi një konfirmim të Mauro Ikardit në radhët e PSG-së, duke kujtuar se shifra që kërkon Interi për kartonin e lojtarit ësgë 70 milionë euro. Madje, burimet transalpine sportive jo vetëm që duket se janë gati të vënë bast se drejtori sportive Leonardo do ta kthejë në bazë argjentinasin, në verë, por në të njëjtën kohë ka hequr dorë edhe nga mundësia për ta blerë dhe për ta përdorur si “mall shkëmbimi” Mauriton.

Prandaj, për sulmuesin ka ardhur koha që të nisë të vlerësojë ofertat që ka në drejtim të tij, ndonëse ajo që ka ardhur në orët e fundit është refuzuar kategorikisht. Sipas “France Football”, Mauro Ikardi është lojtari që Milani ka vënë në shënjestër për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimoviçin në sulm, nga sezoni i ardhshëm, ndonëse vetë futbollisti ia ka kthyer një “Jo” të akullt “kushërinjve” të Interit.

ronaldo dhe ikardi

Një mundësi e tillë, pra që 27-vjeçari të vishte fanellën kuqezi, është konfirmuar edhe nga bashkëshortja-menaxhere e tij, Uanda Nara, përpara se Ikardi të pranonte transferimin te PSG-ja, por ajo që konfirmohet pas këtij refuzimi që i është bërë Milanit ka në skenë si gjithmonë Juventusin. Mesa duket, vetë Ikardi dhe por edhe Uanda do të ktheheshin në Itali vetëm për t’u konfirmuar tek Interi, skuadër ku e zhgraduan si kapiten dhe më pas e huazuan sikur të ishte një futbollist normal, ose alternativa tjetër e vetme në Serinë A është Juventusi.

Bardhezinjtë mbeten zgjedhja e parë e goleadorin amerikano-jugor, duke qenë se në Torino faktet e fundit i garantojnë Mauritos edhe një bluzë titullari, ose të paktën një hapësirë shumë të gjerë, duke qenë se në pritje të sezonit të ardhshëm duket më shumë se i sigurt largimi i Gonzalo Higuainit, por edhe ai i sulmuesit tjetër, Federiko Bernardeski.

Ikardi6

Prandaj, duke larguar si “Pipitan” ashtu sikurse edhe ish-yllin e Fiorentinës, bardhezinjtë do të arrinin që të kishin edhe buxhetin e duhur për të provuar që të gjenin akordin me Interin për Mauro Ikardin. Dhe me largimet që Juventusi ka menduar që të bëjë çdo kusht në merkaton e verës, nuk përgënjeshtrohet edhe mundësia që një mes Higuainit dhe Bernardeskit t’i ofrohet Interit për ta bërë pjesë të alternativës që do të çonte Ikardin në radhët e “Zonjës së Vjetër”.

Jeton Stamolla – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"