Milani pranë goditjes së madhe në merkato, drejtuesit takohen me agjentin e “magjistarit” të Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 14:47

Milani pranë goditjes së madhe në merkato, drejtuesit takohen me agjentin e “magjistarit” të Çelsit

Milani po has shumë vështirësi këtë merkato, por duket se kuqezinjtë janë pranë një goditjeje të bujshme këtë merkato.

zijek

Bëhet fjalë për fantazistin e Çelsit, Hakim Zijek. “Magjistari” duket se nuk është më i lumtur në radhët e “Bluve” të Londrës, i cili nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme pas ardhjes në stol të Tomas Tuhel.

Marokeni është në kërkim të një skuadre, me Milanin që është gati t’i përmbushë dëshirat. Gjithashtu, drejtuesit e kuqezinjve janë takuar me agjentin e Zijek, me çdo gjë që ka shkuar mirë, ndërsa priten dhe takimet e ardhshme për të vendosur të ardhmen e 29-vjeçarit.

Kujtojmë që Milani në dy sezonet e fundit ka afruar dy lojtarë të tjerë nga Çelsi, Olivier Zhirun dhe Fikajo Tomorin, të cilët luajtën një rol kyç në triumfin e kuqezinjve në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"