“Milani po punon për të ardhmen e Donarumës”, Pioli: Rebiç nuk luan me Romën, kurse Çalhanoglu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 16:12

“Milani po punon për të ardhmen e Donarumës”, Pioli: Rebiç nuk luan me Romën, kurse Çalhanoglu…

Trajneri i Milanit Stefano Pioli u shpreh i bindur se portieri i Milanit Xhanluixhi Donaruma do të qëndrojë në “San Siro”. Përpara ndeshjes së nesërme kundër Romës në kampionat, trajneri i “Djallit” shtoi se klubi po punon për të zgjidhur të ardhmen e gardianit të Italisë.
PIOLI

Për sa i përket takimit me verdhekuqtë, Pioli shtoi se sulmuesi Ante Rebiç do të mungojë për shkak se ende nuk është rikuperuar, ndërsa për sa i përket mesfushorit Hakan Çalhanoglu, i dha pak shanse për të qenë në formacionin bazë kundër Romës.

“Donaruma – Jam përballur me të si kundërshtar dhe i vlerësoj cilësitë e tij teknike. Këtu e kam gjetur një djalë të pjekur. Duke u nisur nga përvoja ime, rritja e tij është e vazhdueshme dhe për përmirësohet në gjithçka. Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e tij për aq kohë sa e shikoj të përqëndruar dhe lojtarët e tjerë, kjo më bën të ndihem pozitiv. E di që klubi po punon për të zgjidhur të ardhmen e tij.

Ndeshja me Romën – Është fillimi i kampionatit. Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme. Do të përpiqemi të paraqitemi sa më mirë. Duhet të përballemi me ta në një nivel të lartë.

Çalhanoglu dhe Rebiç – Ia kemi dalë të mos kemi mungesa të mëdha. Të dy janë shumë të mirë. Vështirë që Çalhanoglu të luajë nesër, Rebiç jo”, deklaroi trajneri i Milanit Stefano Pioli.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"