“Milani po përmirësohet ndeshjet e fundit”, flet Zambrota: Kuqezinjtë duhet të transferojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 19:52

“Milani po përmirësohet ndeshjet e fundit”, flet Zambrota: Kuqezinjtë duhet të transferojnë…

Milani është rikthyer te fitorja ditën e djeshme, teksa mposhti në transfertë Parmën me rezultatin 1-0, falë një goli të Teo Hernandez në minutën e 88’.

 zambrotta1

Pikërisht me fjalë të mira për Hernandez ka folur edhe ish-mbrojtësi i Milanit, Xhanluka Zambrota.

Ky i fundit në një intervostë të dhënë, është shprehur se francezi është përshtatur shumë mirë, duke thënë se Milanit i duhet edhe Ibrahimoviçi. “Teo Hernandez po bën një kampionat të shkëlqyer dhe është përshtatur shumë mirë me kuqezinjtë. Edhe Konti erdhi nga një ndalesë e gjatë, por tani po bën mirë. Në përgjithësi i gjithë ekipi është përmirësuar ndeshjet e fundit.

Ibra? Ai gjithmonë është një pikë referimi, një lojtar me cilësi të shkëlqyera. Ka një forcë të madhe dhe personalitet në dhomat e zhveshjes. Milanit i duhet një lojtar i tillë.”, u shpreh Zambrota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"