Milani po kërkon mbrojtës, Kesi do sakrifikohet për lojtarin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 11:14

Milani po kërkon mbrojtës, Kesi do sakrifikohet për lojtarin e Juves

Milani është në kërkik të një mbrojtësi dhe Merih Demiral është ai që “josh” kuqezinjtë.

Merih-Demiral-Juventus

Mbrojtësi i Juventusit nuk po gjen dot minutat e duhura te bardhezinjtë, teksa është nën hijen e De Ligt. Turku me kombëtaren luan titullat dhe ka treguar një formë shumë të mirë.

Milani është gati që ta blejë lojtarin në moshe të re, duke përdorur paratë nga shitja e Frenk Kesi. Mesfushori pritet të shitet te Ulvs, në merkaton e janarit, kështu që arkat e “Djallit”  mund të perballojnë blerjen e turkut Demiral, siç raportojnë mediat italiane.

Tashmë mbetet të shihet nëse Juventusi do të ishte e gatshme të hiqte dorë nga një qendërmbrojtës, i cili premton shumë për të ardhmen.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"