“Milani për titull, Ibra më deciziv se Ronaldo”, De Biazi: Maldini i mbijetoi ciklonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 22:50

“Milani për titull, Ibra më deciziv se Ronaldo”, De Biazi: Maldini i mbijetoi ciklonit

Azerbajxhani është eta pa më e re e karrierës së tij, por Xhani de Biazi nuk mund të heqë dorë nga vendlindja. Ai dje ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” duke analizuar temat më pikante të futbollit në Gadishullin Apenin. Juvja mbetet Juve, ndërsa Interi ka organikën e duhur pavarësisht vështirësive fillestare, megjithatë Milani është i pari aktualisht.
De Biazi
 Zoti De Biazi, cili është favorit për të fituar titullin në Itali?
Në këtë pikë të sezonit është e vështirë ta thuash. Mendoj se Juvja mbetet ekipi për t’u mposhtur, megjithatë më ka habitur nisja e Milanit që po gjen ekuilibër. Kuqezinjtë kanë moshë shumë të re, por edhe shumë cilësi. Mund të shfaqin probleme vijimësie, megjithatë me korrigjimet e Piolit mund të shkojnë shumë larg. Kujdes edhe nga Interi, që me cilësinë që ka dhe nëse të gjithë janë të shëndetshëm, mund të bëjnë me siguri një kampionat të madh. Me përvojën dhe vendosmërinë e tij, Konte arrin të marrë maksimumin nga lojtarët, ndonëse Interi ndërkohë është 5 pikë larg. Ndaj, mendoj se fituesi i Serisë A do të shpallet në fije të perit.

Photo LaPresse - Spada November 05 , 2020 Milan Italy Soccer A.C. Milan vs Lille - Season 2020-2021 - Europa League Milan vs In the pic: Milan line up PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xSpada/LaPressex

Thuhet se Milanit i ka bërë mirë mungesa e publikut. Pa tifozë e pa Zlatanin a do të ishin kuqezinjtë aty ku janë sot?
Të flasim me “nëse” apo “sikur” është e kotë. Rëndësi ka që Milani është në krye. Pandemia e ka ndryshuar futbollin dhe presioni mbi lojtarët nuk është ai i zakonshmi, ndaj pavarësisht cilësisë, mendoj se të rinjtë e Milanit do të vuanin diçka më tepër nëse çdo fundjavë do të përballeshin me ndeshje ku publiku do të ishte i pranishëm.

7 “motrat” duken të gjitha në luftë, por sipas De Biazit, cila mund të arrijë zonën Champions?
Nuk jam fallxhor. Gjithsesi, ekipet që do të përparojnë në turnetë europianë do të kenë ndonjë problematikë më shumë në aspektin e energjive dhe rikuperimit të lojtarëve. Dy ekipet e Romës janë kandidate, teksa edhe dy mes Interit, Milanit dhe Juves do të shkojnë në Champions.
zlatanibrahimovic-cristianoronaldo
Sipas jush, është Ibra më vendimtar se Ronaldo, pasi për shumë njerëz suedezi është më i mirë i Serisë A…?
Ibrahimoviç është dukshëm më vendimtar sesa portugezi sepse Juvja edhe pa atë do të ishte përsëri po aq e fortë. Nuk dua të zvogëloj rëndësinë e Ronaldos, sepse do të ishte marrëzi nga ana ime, por mendoj se Ibra për nga personaliteti dhe për nga mënyra se si është përfshirë brenda Milanit, është lider absolut dhe i pranuar nga shokët, për menaxhimin e të cilëve ndihmon edhe trajnerin Pioli.

Pra, nëse te Milani do të ishte Ronaldo në vend të Ibrës, ju mendoni se “Djalli” nuk do të kryesonte deri më sot këtë kampionat?
(Qesh) Për fat të keq, unë jam mësuar të flas për gjëra konkrete dhe jo fantashkencë. Mendoj se Kristiano Ronaldo do të bënte mirë kudo, përfshirë edhe te Milani. Është e qartë se ndikimi që një lojtar ka në një ekip të caktuar varet edhe nga momenti e një mori rrethanash, megjithatë nuk duhet harruar se një lojtar i vetëm nuk fiton asgjë nëse rreth vetes nuk ka një ekip të krijuar për të bërë diçka të rëndësishme.
ronaldo.juve.ibrahimovic.milan.indicazioni.2020.750x450
Sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm. Çfarë kanë të përbashkët Ibra dhe Ronaldo?
Diskutim për dy futbollistë me cilësi shumë të ndryshme. Cilësitë fizike dhe teknike janë po aq të ndryshme, por brenda një grupi Ibra më duket më i përshtatshëm për të ngjizur një bërthamë të djeshme me perspektivë të rëndësishme për Milanin. Në thelb ky është edhe dallimi mes Zlatanit e Kristianos sepse portugezi kujdeset për gjithçka, por duke vënë veten të parin, ndërsa suedezi përshtatet më mirë në një situatë ekipore.
tonali
Po Tonali përse po vuan kaq shumë?
Sandro është i ri dhe ka nevojë për kohë sepse nuk është e lehtë të kalosh nga një ekip province te një klub si Milani.
ROMANJOLI
Romanjoli ka gjashtë vjet te Milani. A mundet të ndjekë gjurmët e Maldinit dhe Nestës?
Sipas meje, ata janë të paarritshëm. Nesta e Maldini ishin futbollistë të një niveli tjetër, megjithatë uroj që Romanjoli të vijojë procesin e tij të rritjes sepse mund të bëjë më shumë te Milani, por edhe te kombëtarja italiane.
donaruma
Donaruma qëndron te Milani, sepse Raiola duket sikur nuk bën ulje?
Mendoj se Xhixho është një djalosh që ka nevojë të rritet ende në aspektin teknik dhe në atë të personalitetit. Është aq i ri, saqë nuk mund të mendoj se ka një nivel të lartë pjekurie.
MALDINI
Për ta mbyllur, si e gjykoni punën e Maldinit si drejtues kuqezi?
Paolo ka bërë një punë të jashtëzakonshme sepse ka kaluar mes një cikloni si ai i vitit të kaluar, nga i cili ka dalë më i fortë dhe rezultatet po e ndihmojnë. Unë e shoh si të aftë dhe serioz për shkak edhe të përvojës që ka pasur si futbollist, sepse Maldini përveçse një kampion ka qenë gjithmonë edhe një person inteligjent.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"