Milani nuk humb kohë, kuqezinjtë bëjnë ofertën e parë për Dibalën. Kampionët i ofrojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 23:54

Milani nuk humb kohë, kuqezinjtë bëjnë ofertën e parë për Dibalën. Kampionët i ofrojnë…

Dukej një marrëveshje e mbyllur, por transferimi i Paulo Dibalës tek Interi ka ndier një frenim të fortë që po zgjat mbase tepër.

dibala

Zikaltrit ndryshuan prioritet duke kthyer vështrimin nga Lukaku i cili dje shënoi rikthimin. Ky fakt ka bërë që bisedimet me Dibalën të mbeten pezull.

Situata nuk është aspak e përshtatshme për të dyja palët pasi Bepe Marota e joshi prej një kohe të gjatë, ndërsa në momentin final e la pas dore, teksa tani thuhet se po rrezikon ta humbasë.

Në këtë periudhë, Interi duhet të kujdeset edhe të shfryjë pak fazën ofensive, ku përveç Sançezit duhet të largohet edhe një ndërmjet Korreas e Xhekos ose mbase edhe që të dy.

Edhe në shifra palët kanë pësuar një krisje, pasi agjenti i Dibalës vijon të insistojë në pretendimet e tij, kërkon 7 milionë euro në sezon teksa nënkampionët e Italisë nuk ofrojnë më tepër se 6 plus bonuse.

Nga situata, mund të përfitojë Milani i cili ishte përfolur si destinacion për argjentinasin edhe përpara fundit të kampionatit.

SITUATA – Sidoqoftë, për të qenë realistë, vështirë se “Djalli” mund t’i sigurojë më shumë se 4 milionë euro në vit ish-numrit 10 të Juves.

Të paktën kjo është shifra që raportojnë media të ndryshme italiane lidhur me propozimin e bërë nga kuqezinjtë.

Palët janë ende larg megjithatë përjashtimi edhe mund të ndodhë sepse do të ishte një lloj manifestimi i ambicieve të klubit, megjithatë “La Joya” mbetet një pistë tek e cila Maldini mban të paktën njërin sy.

Afati dhe paktet e lojtarit me Interin nuk do të zgjasin në përjetësi pasi edhe argjentinasi ka nevojë të jetë i qartë për të ardhmen e tij.

Sidoqoftë, duket se ideja për të arritur te shërbimet e Zaniolos ka kaluar si plan B dhe nëse Dibala do të zgjedhë Milanin, atëherë nuk do të ketë më përpjekje nga kampionët e Italisë për mesfushorin që i dha Romës Ligën e Konferencës në finalen e Tiranës.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"