“Milani nuk është ndër 4 ekipet më të mira të Italisë”, tifozët e “Djallit” nuk përmbajnë zemërimin ndaj legjendës së klubit kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 18:31

“Milani nuk është ndër 4 ekipet më të mira të Italisë”, tifozët e “Djallit” nuk përmbajnë zemërimin ndaj legjendës së klubit kuqezi

Deklarata e djeshme e ish-futbollistit të Milanit Alesandro Kostakurta se “Djalli” nuk është ndër 4 skuadrat më të mira në Itali për sezonin e ri, janë pritur me pakënaqësi nga një grup i tifozëve kuqezi.
kostakurta
Në rrjetet sociale, ata kanë ironizuar dhe kritikuar Kostakurtën. Disa janë shprehur se “Kostakurta ishte thjesht një lojtar me fat që luajti në krah të ikonës së Milanit Franko Barezi”.

Më poshtë janë disa prej komenteve të tifozëve të Milanit kundër ish-futbollistit Alesandro Kostakurta:

“Kostakurta nuk është asgjë më shumë, siç e di dhe vetë, një fatlum që luajti në krah të Barezit”.

“Billi i Shkretë, ai thotë kështu sepse Milani u dha të gjithë ish-lojtarëve nga një fanelë, përveç atij”.

“Kostakurta mund të ketë luajtur 20 vite me Milanin, por nga mënyra si flet tregon se nuk ia ka dinë se çfarë do të thotë të jesh futbollist i Milanit”.

“I dashur, Kostakurta! Ti mund të bësh më shumë punë te Kremoneze”.

“ I dashur, Milan! Kostakurta vazhdon të hedhë pleh ndaj Milanit çdo ditë te ‘Sky Sports’. Herën tjetër, jepjani një fanelë një tifozi të vërtetë të Milanit, jo dikujt që vetëm pështyn aty ku ka ngrënë”, janë disa prej komenteve më thumbuese ndaj Alesandro Kostakurtës.

kostakurta
Çfarë tha Kostakurta dje?

“Mund ta vendosja Milanin në vendin e pestë, por jo mes 4 ekipeve të para, të cilat janë skuadra më të organizuara se Napoli”, u shpreh Kostakurta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"