“Milani nuk duhet të ëndërrojë”, flet Kapelo: Merkaton e kuqezinjve e shpëtoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 12:10

“Milani nuk duhet të ëndërrojë”, flet Kapelo: Merkaton e kuqezinjve e shpëtoj…

Milani po kalon një krizë rezultatesh dhe tifozët e skuadrës janë të zhgënjyer nga kjo po ndodh deri tani në kampin kuqezi.

Kapelo

I intervistuar nga “Gazzetta Dello Sport”, ish-trajneri Fabio Kapelo, ka analizuar situatën në të cilën ndodhet Milani dhe formës së keqe që po kalon skuadra, ia hedh merkatos së dobët që u bë gjatë verës.

“Milani për fatin e keq u shit te disa njerëz, të cilët nuk e dinin rëndësinë dhe vlerën e një klubi historik si ky. Tani është në duart e fondit Eliot, që duhet të merren me borxhet e kaluara”, shprehet Kapelo.

milann

Më tej i shton: “Ata po përpiqen të ndërtojnë diçka, por në merkato gabuan jo pak me disa lojtarë. Leao dhe Hernandez janë ata që shpëtuan merkaton e Milanit. Duhet të jenë realist dhe Milanit aktual nuk i lejohet të ëndërrojë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"