Milani nuk dorëzohet, kuqezinjtë kërkojnë me ngulm transferimin e sulmuesit të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 14:50


Milani nuk dorëzohet, kuqezinjtë kërkojnë me ngulm transferimin e sulmuesit të Realit

Milani vazhdon të ruajë interesin e vet për sulmuesin e Realit, Marko Asensio. Kuqezinjtë kanë zgjedhur një taktikë ndryshe për spanjollin e Madridit.

ASENSIO 1

Deri më tani kampionët e Italisë nuk kanë dalë me asnjë ofertë konkrete për Asension. Por siç raportojnë mediat spanjolle, te Milani shpresojnë të afrojnë lojtarin me parametra zero, teksa kontrata e tij me Realin përfundon në vitin 2023.

Këtë fakt është duke shfrytëzuar Milani, i cili sipas “Defensa Central”, po tenton një marrëveshje me agjentin e lojtarit, Mendesh, pas Botërorit në Katar.

PANORAMASPORT.AL