Milani një koloni arbëreshe, njihuni me futbollistët me prejardhje shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 15:03

Milani një koloni arbëreshe, njihuni me futbollistët me prejardhje shqiptare

Tomas Guidara nuk është arbëreshi i vetëm që luan në nivele të larta të futbollit botëror. Nga shqiptarët që emigruan shumë kohë më parë drejt Italisë, shumë të tjerë, nipër dhe stërnipër të shqiptarëve, ndoqën hapat drejt ëndrrës së tyre për të luajtur futboll. Lista nuk është as e gjatë, por as e shkurtër, por ka emra shumë të njohur dhe lojtarë që luajnë në nivele të larta, sidomos në kampionatin italian.

ARBERESHET

Mes tyre ka disa ish-futbollistë, më i njohuri Xhenaro Gatuzo, i cili ka prejardhje arbëreshe. Aktualisht është trajner i Milanit dhe stërvit dy të tjerë lojtarë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Mateo Muzakion, i cili u tentua që të grumbullohej nga trajneri Xhani De Biazi, por edhe Ignacio Abaten. Në listë është gjithashtu edhe Antonio Kandreva i Interit apo Luka Rico dhe Dario Benedeto. Ky i fundit është sulmuesi i Bokës në Argjentinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"