Milani nis sondazhet për sulmin, Benzema në krye të listës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 20:10

Milani nis sondazhet për sulmin, Benzema në krye të listës

Ardhja në fuqi e fon dit “Elliot” rikthen Milanin në merkato. Kuqezinjtë do të kenë sanksione nga UEFA, por ndryshimi i presidencës mund t’i japë disa lehtësi në aspektin e investimeve. Drejtuesit amerikanë kanë premtuar që do të rikthejnë skuadrën në elitë dhe gjithçka mund të nisë me një afrim bombastik.

benzema

Emri më i ri në listën e krerëve të Milanit mund të jetë Karim Benzema. Lajmin e ka dhënë Xhanluka Di Marcio, i cili në vendin fqinj njihet si një nga gazetarët e specializuar në tregun e futbollistëve. Operacioni paraqitet i komplikuar me “Djallin”, që përveçse të bindë Realin e Madridit, duhet të joshë edhe futbollistin.

Pas Kristiano Ronaldos, madrilenët nuk mund të lejojnë një tjetër largim me peshë dhe nëse diçka e tillë realizohet, atëherë do të ndodhë vetëm për një ofertë të çmendur që varion te 60-70 milionë euro. Reagim Teksa emri i tij vijon të jetë në qendër të zërave të merkatos, Karim Benzema ka menduar të qetësojë disi situatën rreth tij. Teksa Reali i Madridit në profilin zyrtar të klubit publikonte foto të francezit në krah të trajnerit Lopetegui, vetë sulmuesi sulmonte gazetarin italian.

benzema

“Di Marcio, gënjeshtar” ishte fjalia e 30- vjeçarit, i cili pak më vonë replikoi pa përmendur emra me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili një ditë më parë e kishte cilësuar si të vjetër bomberin. “Sa janë shtuar të çmendurit”, shkruante Benzema dhe ashtu si në postimin e mëparshëm, “statuset” shoqëroheshin me të qeshurat nga ana e menaxherit Karim Xhaziri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"