Milani në ndjekje të mesfushorit argjentinas, kushton 35 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 17:29

Milani në ndjekje të mesfushorit argjentinas, kushton 35 milionë euro

Në faqet e sotme të së përditshmes italiane “Tuttosport” po flitet për një interesim të madh që po tregon skuadra e Milanit për 24- vjeçarin argjentinas që luan në radhët e skuadrës së Zenitit të St. Peterburgut. Leandro Paredes është një njohje e vjetër edhe për Serinë A, pasi më parë ka qenë pjesë e skuadrave të Romës, Kievos (ku debutoi) dhe Empolit.

paredeszenit

Pasi nisi karrierën te Boka Zhuniors, kaloi në kampionatin italian, aty ku kulmin e vet e ka pasur tek Empoli dhe më pas u bë pjesë e Romës. Nga sa bëhet e ditur, skuadra e Milanit duket se po shfaq interes dhe mësohet se çmimi i mesfushorit 24-vjeçar, titullar në radhët e Zenitit, arrin 35 milionë eurot. Madje, tashmë që është në kulmin e karrierës, Paredes mësohet se është në vëzhgim edhe nga shumë klube të njohura europiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"