Milani në merkato, drejtuesit nisin interesimin për mesfushorin e Kaljarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 10:01

Milani në merkato, drejtuesit nisin interesimin për mesfushorin e Kaljarit

Pëlqehet nga shumë klube, mes tyre edhe Milanit. Emri i Nikolo Barelës, mesfushorit të Kaljarit, ka përfunduar në listën e merkatos së Marko Fasones e Masimiliano Mirabelit dhe nëse do shfaqet mundësia, dy drejtuesit kuqezinj (së paku) do përpiqen të arrijnë një marrëveshje me klubit sard, në qershor ose janar.

Barela

Të vetëdijshëm, megjithatë, se nuk do e kenë aspak të lehtë. Si fillim për konkurrencën e ngjeshur: Interin, Juventusin e Romën. Pengesa tjetër qëndron te çmimi i vendosur: rreth 20 milionë. Një shifër jo e jashtëzakonshme, por as e papërfillshme duke marrë në konsideratë problemet me rregullat financiare të UEFA-s.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"