Milani në festë, trajneri Pioli ulet nesër në pankinë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 10:06

Milani në festë, trajneri Pioli ulet nesër në pankinë!

Stefano Pioli kthehet në pankinën e Milanit! Tekniku i “Djallit” ka kaluar plotësisht koronavirusin së bashku me asistentin e tij Xhakomo Mureli. Lajmi i mirë u dha nga klubi kuqezi në faqen zyrtare.
2020.12.02-CU-Pioli-Murelli-WebHP
Jo vetëm kaq, por Pioli do të drejtojë nga pankina nesër skuadrën në përballje me Sëlltikun. 55-vjeçari qëndroi prej ditësh në izolim teksa u infektua me koronavirus. Megjithatë, skuadra vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa kryeson Serinë me 23 pikë, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë

Gjatë mungesës së tij, Milanin e drejtoi Daniele Bonera.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"