Milani “ndizet” sërish në merkato, kuqezinjtë hidhen në sulm për tre futbollistë të PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 14:36

Milani “ndizet” sërish në merkato, kuqezinjtë hidhen në sulm për tre futbollistë të PSG-së

Planet e Milanit këtë merkato nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, me vetëm një afrim nga shumë emra që janë përfolur gjatë muajve të fundit. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk kërkojnë të dorëzohen dhe tashmë janë future në garë për të siguruara shërbimet e tre lojtarëve të PSG-së.

draksler-dialo-kehrer

Siç bënë me dije “La Gazzetta dello Sport”, kampionët e Italisë kërkojnë nga kampionët e Francës, Julian Draksler, Abdu Dialo dhe Thilo Kehrer.

Ai që kryeson listën është mesfushori gjerman, i cili përpara disa vitesh shihej si një nga talentet më premtues në futboll, por nuk ja doli të shkëlqente te PSG. Të Milani ai pritet të ketë një rol kryesor si një fantazist për të zëvendësuar Brahim Diazin, ose si mesfushor i krahut të djathtë, aty ku kuqezinjtë kanë hasur shumë probleme gjatë sezonit.

Nga ana tjetër, Dialo është një kërkesë e vjetër e Milanit, i cili është kthyer sërish në vëmendje dhe mund të afrohet në formën e huazimit.

Thilo Kehrer mund të jetë gjithashtu një blerje e goditur e Milanit. Gjermanit i skadon kontrata në fund të vitit 2023 dhe me një ofertë bindëse, ai mund të jetë pjesë e kuqezinjve. 25-vjeçari mund të luaj si në krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu edhe në qendër, gjë që do e ndihmonte shumë Milanin, pasi marrëveshja me Botman dështoi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"