Milani mendon për merkaton, një mesfushor me parametra zero nga Premier Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 16:54

Milani mendon për merkaton, një mesfushor me parametra zero nga Premier Liga

Pas goditjes Kalulu, Milani është gati që të vërë shumë shpejt një tjetër futbollist nën kontratë. Bëhet fjalë për mesfushorin Xhef Henrik, i cili ka përfunduar kontratën e tij me formacionin anglez të Bërnlejt.

Xhef Henrik,

Lajmin në fjalë e raporton “Sky Sport UK”, i cili garanton se futbollisti irlandez ka refuzuar propozimin e Bërnlejt për të rinovuar kontratën dhe në ditët e ardhshme pritet që të zbarkojë në Milano.

Henriks

Henrik është një profil që njihej mirë edhe nga Ralf Rangnik, por edhe nga Ivan Gazidhis, të cilët kanë dhënë OK-in dhe kanë bindur britanikun që t’i bashkohet “Djallit” për sezonin e ardhshëm, me parametër zero. Javën e ardhshme pritet për vizitat mjekësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"