Milani mendon për merkaton e janarit, “hedh grepat” te futbollisti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 23:56

Milani mendon për merkaton e janarit, “hedh grepat” te futbollisti shqiptar

Milani i Stefano Piolit është duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë, teksa qëndron i pamposhtur si në kampionat ashtu edhe në Ligë e Europës. Përpos kësaj, kuqezinjtë janë duke menduar për ndonjë rregullim të mundshëm në merkaton e janarit, teksa reparti që duket se ka nevojë për ndërhyrje është mbrojtja, pasi alternativat janë të pakta.

auto_skysports-shkodran-mustafi_44091191535991473

Shkodran Mustafi është emri i përfolur së fundmi që mund të bashkohet me 7 herë fituesit e Champions-it. Mbrojtësi me origjinë shqiptare, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë, e njeh mjaft mirë Serinë A italiane, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Sampdorias.

shkodran-mustafi-arsenal-2019-20_nwbftetywkc81bpbipb02qmno

28-vjeçari duket se ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Arsenal, teksa është edhe jashtë planeve të trajnerit Arteta. Mbrojtësi është një alternativë e vlefshme për Milanin, duke marrë parasysh eksperiencën e tij. Shqiptari nuk do të merrte kohë për t’u përshtatur. Romanjoli dhe Kjaer nuk mund të mbajnë gjithë peshën e sezonit, teksa në stol Gabia dhe Duarte nuk japin shumë garanci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"