Milani me synime të qarta në merkato, kuqezinjtë “pazar” te… Roma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 14:42

Milani me synime të qarta në merkato, kuqezinjtë “pazar” te… Roma

Brajan Kristante ka kontratë me Romën deri më 30 qershor 2024 dhe aktualisht fiton 1.8 milionë euro neto në sezon. Zhoze Murinjo e konsideron titullar dhe nuk do të dontetë privohej nga 27-vjeçari.

ROMA 1

I rritur në akademinë e kuqezinjve, mesfushori ngacmohet nga mundësia për të luajtur Champions në klubin që e nisi atë në futboll të madh. Një ofertë prej 25 milionë eurosh do ta bënte rezistencën verdhekuqe të lëkundej.

Milani e dëshiron Kristanten në merkaton e verës, sepse në mesfushë ka nevojë për përforcime cilësore.

Ardhja e tij eventuale nuk do të pengonte funksionimin e Renato Sançesit që pritet të lërë Lilën për t’u veshur kuqezi. Kjo sepse, siç dihet, do të largohet Frenk Kesi (drejt Barcelonës) dhe me gjasë do të ndërpritet huazimi Timue Bakajoko nga Çelsi.

Ndërkohë, nën shqyrtim nga kuqezinjtë është edhe situata e Zhordan Veretusë.

Francezi, i lënë fillimisht si zgjedhje e dytë, tani ka rifituar vend në hierarkitë romaniste, por vështirë të pranojë qëndrimin nën urdhrat e Murinjos pa një premtim që situata e minutazhit të tij do të ndryshojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"