Milani me dy fytyra, Pioli bën gati revolucionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 16:12

Milani me dy fytyra, Pioli bën gati revolucionin

Ulje-ngritje për Stefano Piolin me “Djallin” që ngjitet e zbret në varësi të javës. Panorama e sezonit është ndeshja ndaj Juventusit, me kuqezinjtë që mundohen e në fund fiton rivali. Megjithatë, në humbjen e 7-të sezonale, Milani gjen aspekte pozitive për t’u kapur.stefano pioli

Është dashur dhe do të duhet balancë, sidomos gjatë javës në stërvitje. Trajneri dhe drejtuesit kanë në duar një skuadër që stepet sa herë duhet të marrë formë, ndaj edhe ekuilibri është i domosdoshëm. Ekipi vijon të ecë në një linjë shumë të hollë që ndan humnerën me rezultatet dhe klasifikimi po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një makth. Do të jetë edhe më shumë e tillë nëse Pioli mban fjalën dhe që nesër, kur ekipi të grumbullohet, të jetë e varur anekënd “Milanellos”-s.

FAJTORI PIONTEK Renditja e Serisë A i sheh kuqezinjtë në vendin e 14-të me katër pikë më shumë se zona që të rrëzon nga kategoria. Me 7 fitore në 12 javët e para Milani ka barazuar rekordin negativ të sezonit 1941-‘42 dhe nëse ndaj Napolit humbet, atëherë kuqezinjtë do të arrinin një primat historik, por në kuptimin më të keq të fjalës. Planet do të komplikoheshin, sepse, sa për shembull, tetë humbje Milani i arriti edhe sezonin e kaluar, por në total, përgjatë gjithë kampionatit. Një ekip humb, sepse pikësëpari nuk shënon. Dhe, në fakt, ekipi ka realizuar vetëm 11 gola deri më tani.

Për të gjetur statistika më të rënda në këtë aspekt, duhet të kthehemi në sezonin 1994-‘95 kur “Djalli” kishte shënuar 10 gola në 13 javë. “I pandehur”, domosdoshmërisht, është Kristof Piontek. Nëse deri pak kohë më parë kishte alibinë e pasimeve të pakta, polaku tani nuk mund të justifikohet më. Ndaj Juves numri 9 pati tri shanse, por nuk konkretizoi asnjërin. Shifrat me vitin e kaluar nuk shfaqin mëshirë. Një vit më parë, në të njëjtën pikë të sezonit, polaku kishte shënuar 9 herë dhe çdo ndeshje godiste mesatarisht 4.2 herë portën. Sivjet golat janë vetëm 3 dhe “forca” goditës është 2.8 tentativa drejt portës çdo 90 minuta.milan

MENDËSIA – Përveç golave, Milani ka edhe problemin e kohës. Në 30 minutat e fundit të ndeshjeve skuadra rrit shanset për të pësuar. Nëse llogarisim golin e Dibalës, kuqezinjtë regjistrojnë 1 gol në 30 minutat e fundit të 10 nga 13 ndeshje të zhvilluara në Serinë A. Më shumë sesa limite fizike, këtu kemi të bëjmë me aspekt mendor. Që nga ndeshja me Torinon kuqezinjtë kanë shënuar rritje në statistika për sa i përket intensitetit. Pas erës “Xhampaolo”, “Djalli” regjistron rritje edhe në aspektin e ideve. 4-3-2-1 “i vizatuar” nga Pioli është më i qartë për lojtarët, pavarësisht se Çalhanoglu dhe Suso janë “ftuar” të luajnë më në brendësi të terrenit. Ndaj Juves porta e Sheznit u shndërrua në tabelë qitjeje, teksa kanë habitur pozitivisht lojtarë si Paketa, Kruniç e sidomos Benaser, i cili është zyrtarisht “regjisori” i Milanit. Mesfusha funksionale është një lajm i mirë, aq më tepër për një ekip të prirur për të luajtur topin. Kuqezinjtë janë të gjashtë në kampionat për sa i përket zotërimit të sferës, ndaj me zgjidhjen e detajeve taktike, përmirësimi mund të bëhet më i prekshëm e renditja të buzëqeshë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"