“Milani më bëri burrë, por jam i nervozuar”, Gatuzo: I pakënaqur me lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 17:29

“Milani më bëri burrë, por jam i nervozuar”, Gatuzo: I pakënaqur me lojtarët

Mjaftoi të shihje përqafimin që shkëmbeu me Paolo Maldinin në terrenin e lojës për të kuptuar emocionin që Xhenaro Gatuzo kishte teksa sfidonte për herë të parë si kundërshtar Milanin, siç pranon vetë trajneri i Napolit:gettyimages-1255783400-1024x1024

“Emocionet ishin vërtet shumë të mëdha për këtë ndeshje, sepse e vërteta është që po sfidoja Milanin, skuadrën e cila më bëri burrë dhe një futbollist të rëndësishëm. Por jam profesionist dhe realisht që pas kësaj ndeshjeje jam shumë i nervozuar.

Nuk më pëlqeu aspak barazimi dhe jam i revoltuar me futbollistët e mi. Nëse ndërtojmë 7 topa të pastër për gol dhe dërgojmë në rrjetë vetëm dy, madje njërin me shumë fat, atëherë nuk ka pse të jem i kënaqur.

Shkojmë me aq lehtësi deri në 20 metrat e fundit, por pikërisht aty ku duhet të jemi të ligë dhe gjakftohtë humbim shumë dhe kjo na bën që të mos vrasim ndeshjet siç unë pres”, u shpreh trajneri i Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"