Milani mbret i 11-metërshave, shikoni renditjen e penalltive të dhëna këtë sezon në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 19:01

Milani mbret i 11-metërshave, shikoni renditjen e penalltive të dhëna këtë sezon në Serinë A

Në 18 javë të Serisë A, të gjitha skuadrat kanë pasur të paktën një penallti në favor. Udineze, Parma dhe Xhenoa janë të vetmet që kanë marrë nga një 11- metërsh kundër duke e kapitalizuar. Nëse këto tri ekipe janë më pak “të favorizuara” në këtë aspekt, mbret mund të quhet Milani, që deri në këtë pikë të kampionatit ka marrë 12 herë penallti pro.

Zlatan Ibrahimovic of AC Milan is fouled by Aleksandar Kolarov of Internazionale in the penalty area for AC Milan to be

Disi e dobët shënjestra pasi vetëm nëntë prej tyre janë shndërruar në gol, por kjo nuk e ndryshon sezonin e jashtëzakonshëm të ekipit të Piolit i cili qëndron në krye të Serisë A me 43 pikë e vetëm tri larg Interit ndjekës. Pikërisht, zikaltrit janë në vendin e tretë të podiumit me katër penallti në favor gjatë 18 javëve të kampionati. Aleksis Sançez ndaj Sampdorias është i vetmi “huq” pasi Lukaku i ka dërguar në rrjetë ato që ka goditur. Lacio, Krotone dhe Sampdoria janë ekipet që plotësojnë vendin e tretë, teksa në të dytin qëndrojnë Juventusi, Roma dhe Sasuolo.

Dy të fundit i kanë transformuar në gol shanset e tyre, ndërsa mbi bardhezinjtë rëndon ajo penallti e humbur nga Kristiano Ronaldo kundër Atalantës. Napoli dhe Fiorentina janë emrat e tjerë me peshë që kanë pësuar nga tri penallti në favor gjatë këtij sezonit dhe nuk kanë gabuar kurrë, por nëse skuadra e Hysajt lundron në vendet e larta, vjollcët po regjistrojnë një ecuri që lë shumë për të dëshiruar.

tabela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"