Milani kthehet pas në kohë, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë mposhteshin me 3 gola diferencë në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 23:22

Milani kthehet pas në kohë, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë mposhteshin me 3 gola diferencë në Champions

Milani regjistroi një paraqitje zhgënjyese mbrëmjen e sotme në Champions, teksa u mposht nga Çelsi me rezultatin 3-0. Një disfatë që e kthen skuadrën e Piolit pas në kohë. Kjo ishte hera e gjashtë në historinë e Champions-it, që Milani ka humbur një ndeshje me 3 ose më shumë gola diferencë në këtë kompeticion.

FeVYktWVsAEZLUB

Hera e fundit që milanistët pësonin një disfatë me diferencë të njëjtë golash, ishte ajo e 11 marsit të vitit 2014, në duelin kundër Atletiko Madrid. Ky takim u fitua nga spanjollët me rezultatin 1-4.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"