Milani krenohet me historinë, por sa shumë disfata me anglezet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2022 | 20:19

Milani krenohet me historinë, por sa shumë disfata me anglezet

12 vite më pas, faza e 1/8- ave të Champions-it vendos përsëri Totenhemin përballë Milanit. Për herë të fundit këto skuadra janë përballur në sezonin 2010-‘11.

Fg9C4ktXgAAiwpU

Ndeshja e “San Siro”-s përfundonte me fitoren 0-1 të anglezëve dhe mbahet mend për grindjen që Xhenaro Gatuzo pati me Xho Xhordan, një anëtar i stafit të “Spurs”-ave dhe ish-lojtar i Milanit. Sfida e kthimit përfundoi 0-0 dhe skuadra e Herri Redknap siguronte kualifikimin. Dy precedentët e tjerë mes këtyre skuadrave datojnë në sezonin 1971-‘72 kur përballeshin në të ashtuquajturën Kupa Uefa.

Edhe në atë rast kualifikimi ishte anglez pasi Totenhemi fitonte në Londër 2-1 dhe barazonte në “San Siro” 1-1, çka do të thotë se Milani nuk ka fituar kurrë ndaj Totenhemit. Madje, për të hedhur më shumë dritë mbi ecurinë në Europë, për të cilën klubi krenohet, duhet thënë se me anglezet fati nuk është në anën e italianeve. Në fakt, kuqezinjtë kanë fituar vetëm një nga 17 përballjet e fundit me skuadra angleze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"