Milani kërkon tre pikët e para në Champions përballë Dinamos së Zagrebit, ja cilit arbitër i besohet sfida e “San Siros”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 14:21

Milani kërkon tre pikët e para në Champions përballë Dinamos së Zagrebit, ja cilit arbitër i besohet sfida e “San Siros”

Milani do të presë në “San Siro” Dinamo Zagrebin në sfidën e dytë të Ligës së Kampionëve, me kuqezinjtë që do të kërkojnë tre pikët e para përballë një kundërshtari surprizë, i cili mund Çelsin në shtëpi dhe kryeson grupin E.

jesus_gil_manzano-e1614074822210

Kjo sfidë delikate, e cila do të luhet të mërkurën e 14 korrikut në 18:45, do t’i besohet arbitrit spanjoll, Hezus Gil Manzano. 38-vjeçari është një arbitër in njohur me eksperiencë, i cili ka gjykuar sfida në La Liga dhe në UEFA prej vitesh, që gjithashtu, është përzgjedhur për ndeshje të Kupës së Amerikës.

Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, Diego Barbero dhe Anhel Nevado, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Rikardo De Burzhos. Në dhomën e sistemit VAR do të vendosen Martinez Munuera dhe Van Bokel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"