Milani kërkon një mesfushor, në radarin e kuqezinjve është talenti i Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 17:05

Milani kërkon një mesfushor, në radarin e kuqezinjve është talenti i Barcelonës

Milani po kalon një periudhë shumë të vështirë këtë sezon, dhe drejtuesit kanë filluar të punojnë për lojtarët që do të afrojnë në merkaton e janarit.alena

Një nga repartet ku kuqezinjtë pritet të ndërhyjnë në merkaton e ardhshme, pritet të jetë ai i mesfushës. Në listën e tyre, drejtuesit e Milanit kanë disa emra për të përforcuar, teksa një nga ta është edhe një mesfushor i Barcelonës.

Bëhet fjalë për talentin Karles Alena, i cili e ka pothuajse të pamundur të gjejë minuta te katalanasit. alenaa

Italianët e pëlqejnë shumë mesfushorin dhe do të provojnë ta transferojnë atë në janar. Barcelona mund ta linte të lirë futbollistin në formën e huazimit, në mënyrë që ky i fundit të gjejë edhe më shumë minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"