Milani ka gati një post drejtuesi për Kaka, braziliani habit me përgjigjen ndaj ofertës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 20:12

Milani ka gati një post drejtuesi për Kaka, braziliani habit me përgjigjen ndaj ofertës

Rikardo Kaka, është rikthyer në Milano, teksa sot vizitoi muzeun e kuqezinjve, “Casa Milan”. Braziliani i cili u largua nga Orlando Siti, tashmë është i lirë, por deklaroi se ende nuk e ka vendosur nëse do të vazhdojë të luajë, apo të marrë një rol drejtuesi.

kaka milan

Drejtori ekzekutiv i Milanit, i ka bërë një ofertë Kakas, për të marrë një rol drejtuesi tek Milani, por ky i fundit ende nuk është i vendosur për të ardhmen e tij. “Është diçka speciale për mua, të rikthehem pas tre vitesh në Milano. Milani ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time. Ende nuk i kam dhënë lamtumirën futbollit, dhe dua pak kohë të mendohem. Jam i nderuar që më ofrohet një rol drejtuesi këtu, por kjo është një zgjedhe personale, të cilën nuk e kam marrë akoma” – u shpreh Kaka.

Braziliani ia kushtoi disa orë edhe tifozëve, ku firmosi autografe dhe bëri foto me ta. Ai do të jetë gjithashtu në stadium mbrëmjen e sotme, ku do të ndjekë “djallin”, në sfidën ndaj Austrisë së Vienës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"