Milani ka dakordësinë e Ibrës, ja kur pritet të rinovojë gjiganti suedez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 16:31

Milani ka dakordësinë e Ibrës, ja kur pritet të rinovojë gjiganti suedez

Rinovimi i Zlatan Ibrahimoviç nuk është me aq nxitim sa duket në pamje të parë. Edhe pse skadenca e kontratës është në qershor, drejtuesit kuqezinj me në krye Paolo Maldinin kanë dakordësinë e agjentit Mino Raiola dhe të vetë bomberit suedez ku rinovimi mund të kryet në pranverën e vitit 2021.

zlatan-ibrahimovic-ac-mailand-1603008323-49388

Në këtë moment kuqezinjtë kanë prioritet rinovimin e kontratës së Donarumës dhe Çalhanollusë. Të dy lojtarët në fjalë i kanë kërkuar drejtuesve të Milanit një rritje të ndjeshme të pagës për të hedhur të zezën në të bardhë.

Firmosja e kontratës e gjigandit suedez me Milanin do të ishte diçka e mahnitshme për klubin nga Milano, ku falë punës dhe golave të bomberit të saj po udhëheq e vetme në krye të klasifikimit me një formë të shkëlqyer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"