Milani interesohet për lojtarin shqiptar, e konfirmon agjenti: Jemi në bisedime me kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 23:45

Milani interesohet për lojtarin shqiptar, e konfirmon agjenti: Jemi në bisedime me kuqezinjtë

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi dhe karriera e tij mund të jetë në Itali, me dy ekipe që interesohen për të.januzajjjjjjj

Prej kohësh flitet që Roma e shikon Januzajn si zëvendësuesin ideal të Zaniolos, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe e ka mbyllur sezonin. Megjithatë në gjurmët e shqiptarit, sipas mediave belge është vënë edhe Milani.

Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “Mund të konfirmoj se kemi pasur bisedime me Milanin për transferimin e lojtarit aty. Sigurisht që klienti im do i thonte “po” një kalimi te kuqezinjtë.

Është një mundesi që ai mund të marrë vendin e Susos, në rast se ky i fundit largohet.”, u shpreh Dirk de Vriese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"